Rreth Nesh

Rreth TrashOut

Çfarë është TrashOut?

TrashOut është një projekt mjedisor i cili synon të hartizojë të gjitha vend-grumbullimet e paligjshme të mbeturinave nëpër botë dhe të ndihmojë qytetarët të riciklojnë sa më shumë. Falë TrashOut, të gjithë njerëzit mund të kenë ndikim të vërtetë në mjedisin e tyre. Gjithçka ju duhet është një smartphone.. 

Pse e nisëm TrashOut?

Vend-grumbullimet e paligjshme janë një problem serioz dhe çdo vit ne prodhojmë mbeturina gjithnjë e më shumë. Vend-grumbullimet shpesh gjenden në vende pa një adresë, pa një mënyrë të lehtë si t'i raportojnë ato, kështu që heqja e tyre mund të jetë e pamundur. Ne kemi vendosur të krijojmë një mjet të thjeshtë që u lejon njerëzve të hartizojnë, raportojnë dhe pastrojnë këto vend-grumbullime kudo që ata i gjejnë - TrashOut.

Cili është vizioni ynë?

Vizioni ynë është një planet i pastër dhe i qëndrueshëm për të gjithë. Ne synojmë ta bëjmë këtë duke ndihmuar në heqjen e të gjitha mbeturinave të paligjshme në botë dhe duke u mësuar njerëzve se si të ndajjnë mbeturinat e tyre në mënyrën e duhur. Mënyra e vetme për të ndihmuar planetin tonë është të zvogëlojmë prodhimin tonë të mbeturinave dhe të riciklojmë pjesën tjetër. Le të kontribuojmë të gjithë nëmënyrë që gjeneratat e ardhshme të trashëgojnë një plan të pastër dhe të qëndrueshëm. 

Partnerët & Mbështetësit

Contact us

Information
Media and PR
Support & Translations
Partnerships
Share by: